Shqipëria
Berisha: Pagesa në Rrugën e Kombit, turp për Edi Ramën
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar turp të kombit vendimin e qeverisë për taksimin e autostradës “Rruga e Kombit”.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Berisha, thotë se mirëmbajtja e autostradës mund të mbulohej fare mirë nga të ardhurat vjetore që sigurohen prej saj, pa kosto shtesë për xhepat e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri në 10 euro në rrugën e Kombit! Duke filluar nga sot, çdo automjet që do të kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri! Turpi i Kombit!”, shkruan Berisha.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










