Sport
Berisha në top-formë
Portieri prishtinas, Etrit Berisha po shkëlqen për Atalantan, duke e afruar këtë skuadër afër zonës evropiane
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, po kalon në formë shumë të mirë, si në aspektin personal, ashtu edhe me skuadrën e Atalantas. Skuadra zikaltër fitoi ndeshjen e fundit 3:0 ndaj Genoas, duke iu afruar zonës evropiane, shkruan albinfo.ch.
Ai është shprehur i lumtur me sukseset e fundit. “Që kur kam ardhur në Bergamo kam ardhur për të treguar vlerat e mia dhe të ndihmoj ekipin të jetë sa më lartë. Rezultatet e mira në javët e fundit kanë ndryshuar ambiciet tona, pse jo edhe mos të synojnë Ligën e Evropës”, është shprehur Berisha për mediat shqiptare.
Derisa në fillim kishte pak hapësira, tashmë është i pazëvendueshëm në portën e Atalantas. “Po ndihem mirë, gjithmonë më i sigurt, por rezultat e mira më kanë ngritur besimin. Kemi lojtarë të mirë, posaçërisht në sulm, por jemi duke punuar edhe me mbrojtjen”, theksoi portieri prishtinas.
Atalanta pas javës së 11-të në Serie A renditet në vendin e gjashtë me 19 pikë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










