Lajme

Berisha mbështet Thaçin, takohen në Dhërmi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka takuar në Dhërmi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Dy kryeministrat kanë pasur një drekë pune, ku kanë biseduar edhe për situatën në veriun e Kosovës.

Kryeministri Berisha i shprehu Thaçit edhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe vendimeve që ka marrë kohët e fundit qeveria e tij, për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, si dhe për vendosjen e kontrollit në dy pikat kufitare, Jarinjë e Bërnjak.

Kryeministri Thaçi është shprehur i vendosur për të vazhduar kontrollin në veri, duke paralajmëruar serbët se nuk tërhiqet nga veriu.