Lajme
Berisha mbajti mbledhjen e fundit të qeverisë
Kryeministri në largim, Sali Berisha kërkoi nga kryeministri i ri, Edi Rama që të vazhdojë integrimin euroatlantik, ndërsa garantoi se si opozitë do ta mbështesë fuqishëm rrugën drejt BE-së
Kryeministri në ikje i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbajtur mbledhjen e fundit të Qeverisë së tij, duke u ndarë emocionalisht nga kabineti që drejtoi për tetë vjet. Ai i bëri një rezyme qeverisjes së tij, duke thënë se gjatë tetë viteve të shkuara, Shqipëria ka bërë zhvillim të madh ekonomik dhe politik.
Brenda kohën sa ka drejtuar Shqipërinë, Berisha tha se kanë ndodhur gjëra të mira për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Ai përmendi anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, ndërtimin e Rrugës së Kombit etj.
“Këto arritje i dhanë shqiptareve dinjitetin që meritonin, pavarësisht se të gjitha këto procese kishin kundërshtar kryesor publik, kryeministrin e ardhshëm Edi Rama, që pengoi qëllimisht marrjen e statusit të vendit kandidat për dy vjet rresht”, tha Beriash.
Megjithatë ai i uroi kryeministrit Rama që të vazhdojëprocesin e integrimit euroatlantik, ndërsa garantoi se si opozitë, Partia Demokratike do ta mbështesë fuqishëm integrimin evropian.
Berisha përmes një statusi në Facebook, ndërkaq ka përshëndetur të gjithë shqiptarët dhe i ka falënderuar ata që i kanë besuar për të krijuar “Shqipërinë Ndryshe”.
“Tetë vite që ndryshuan përgjithmonë historinë, gjeografinë, gjeostrategjinë e Shqipërisë”, është titulli të cilin Sali Berisha ka vendosur t’i vë përshëndetjes së tij me qytetarët si kryeministër i vendit raporton “Zëri”.
“Të dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-të, dhe e fundit e dy mandateve të mazhorancës së PD. Në 7255 ligje, akte normative dhe vendime të miratuara në këto mbledhje si dhe qindra e mijëra veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare u ndryshua në mënyrë përfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, tha ai.
Fjala e parë që i ka ra në mendje, siç tha Berisha, ka qenë: “Mirënjohje ndaj të gjithë mbështetëse.
“Mirënjohje e pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve, bashkëpunëtorëve, punonjësve të administratës shtetërore, miqve të huaj që mbështeten me përkushtimin, aftësi, pasion dhe dashuri këto arritje”, përfundon kryeministri shqiptarë.
Sali Berisha drejtoi mbledhjen e fundit të Qeverisë, përpara se, të hënën, të nisin procedurat kushtetuese të rotacionit politik.
Në mbledhjen e fundit kryeministri në largim Berisha ua miratoi dorëheqjet të gjithë zëvendësministrave dhe se shpejti edhe ai do t’ia paraqesë presidentit Bujar Nishani dorëheqjen formale të kabinetit për të qëndruar në detyre deri në momentin, kur Parlamenti i Shqipërisë e voton kryeministrin e ri, Edi Rama.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











