Sport
Berisha e Roshi në superformë, kualifikojnë ekipin Akhmat Grozny
Lojtari i Kosovës, Bernard Berisha dhe ai i Shqipërisë, Odise Roshi, me golat e tyre të shënuara pas ekzekutimit të penalltive, i kanë siguruar Akhmat Grozny kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Rusisë.
Bernard Berisha shënoi golin e avantazhit për ekipin (76’) gjatë kohës së rregullt, por pastaj vendasit Khabarovske barazuan në 1-1 për të çuar ndeshjen në vazhdime. E pas vazhdimeve, ku u shënuan edhe dy gola të tjerë për përfundimtaren e 120 minutave 2-2, ndeshja shkoi në penallti.
Bernard i shutoi dhe shënoi penalltinë e parë të ekipit, ndërsa Roshi përmbylli dilemat e kualifikimit, duke qëlluar penalltinë e pestë për përfundimtaren 2-2 (2-4, pas penalltive) në të mirë të ekipit nga Grozni.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













