E-Diaspora
Berberi i famshëm nga Kosova në Zelandën e Re
“Nuk e di çfarë fitonin duke vrarë njerëz të pafajshëm. Por, duke u rritur në atë mënyrë u mësova të mendoj ndryshe, më bëri më të fortë, më bëri çfarë jam sot”, ka thënë ai

Sa herë që kujton kohën e luftës në Kosovë, thotë se është shumë më fat që është gjallë.
Ky është Arbër Kikaj, pronari i “Arber’s Barbers”, në Fitzroy, New Plymouth, në Zelandën e Re, i cili ishte 12 vjeç kur kishte filluar lufta në Kosovë, koha kur edhe ia kishin burgosur babanë.
“Më kujtohet e futën babanë në burg vetëm pse ishte mësues, ai vetëm mësonte fëmijë”, ka thënë 32 vjeçari për një gazetë në Zelandën e Re, shkruajnë mediat kosovare.
“Nuk e di çfarë fitonin duke vrarë njerëz të pafajshëm. Por, duke u rritur në atë mënyrë u mësova të mendoj ndryshe, më bëri më të fortë, më bëri çfarë jam sot”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Kikaj kishte lënë Prishtinën, në moshën 20 vjeçare duke udhëtuar për në Londër, tek një kushëri.
Atij i kishte pëlqyer shumë, prandaj kishte vendosur të qëndronte atje duke punuar berber për 10 vjet.
Por, ai atje takojë një vajzë nga regjioni i Taranakit në Zelandën e Re dhe bashkë me të para dy vjetësh u vendos në Zelandë.
“Është e jashtëzakonshme, njerëzit Naki janë shumë të lumtur e miqësor”, thotë Kikaj, që fillimisht kishte punuar berber nëpër lokale të tjera, para se ta hapte lokalin e vet.
Kur Kikaj kujton kohën e luftës, nuk mundet dot ta besojë se çfarë ka ndodhur.
“Unë jam sikur të gjithë të tjerët, por kam parë dhe kam kaluar nëpër më shumë gjëra. Jam rritur duke parë ushtarë dhe armë në një jetë të vështirë. Kur kujtoj ato kohë mendoj; wow, jam me fat që jam gjallë”.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj