Sport
Berat Xhimshiti mund të transferohet në Itali
“Sa më përket mua, unë e kam zgjedhur Shqipërinë, sepse vetëm këtë ma thoshte zemra. Ajo është Kombëtarja ime e zemrës”, ka thënë veç tjerash Xhimshiti
Berat Xhimshiti ka zbuluar se ku mund të jetë e ardhmja e tij, përderisa nuk bën pjesë më në planet e ekipi të FC Cyrihu.
Mbrojtësi 22-vjeçar i kombëtares kuqezi ka folur për mediet kosovare, duke thënë se “synimi i tij kryesor për këtë vit ishte të jepte maksimumin për Cyrihun” dhe e ka vlerësuar t’i ketë ardhur si befasi vendimi i Cyrihut për ta larguar nga skuadra.
”Tani për tani, jam duke pritur që drejtuesit e klubit dhe agjenti im të gjejnë një gjuhë të përbashkët sa i përket të ardhmes sime. Ka disa klube nga Gjermania, Italia dhe Anglia, të cilat kanë shprehur interesim për mua, ndonëse dy klube italiane janë më serioze në këtë çështje”, zbuloi Gjimshiti.
Mbrojtësi me prejardhje nga Bujanoci ka folur edhe për aventurën e tij me Kombëtaren e Shqipërisë dhe për Evropianin, ku kërkon të jetë pjesë gjatë verës së ardhshme.
Ai është i bindur se në fund Shqipëria t’i kalojë grupet. Ndërkohë që Francën e konsideron rrezikun kryesor gjatë fazës së grupeve.
Xhimshiti ka komentuar edhe vendimet e Shaqirit, Xhakës, Behramit, Mehmedi dhe Xhemajli për të përfaqësuar Zvicrën në Euro 2016. ”Ata kanë bërë zgjidhjen e tyre dhe, sipas meje, çdo vendim duhet respektuar”, tha Xhimshiti.
“Sa më përket mua, unë e kam zgjedhur Shqipërinë, sepse vetëm këtë ma thoshte zemra. Ajo është Kombëtarja ime e zemrës”, ka përfunduar Xhimshiti, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










