Zhvillim
Beqaj: Sektori energjetik është jetik për Kosovën
Qeveria e Kosovës e ka synim që të ketë një ambient sa më të mirë, një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe energjetik për qytetarët, tha ministri Beqaj
Sektori i energjisë është sektor kyç, strategjik, sektor që e bën jetën e qytetarëve dhe ekonominë kosovare “të jesh apo të mos jesh”. Kështu ka deklaruar të enjten mistri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në konferencën Ndërkombëtare për Opsionet e Qëndrueshme të Energjisë në Kosovë, që po mbahet në Prizren.
Ai tha se Qeveria e Kosovës ashtu edhe shoqëria civile e kanë synim që të kenë një ambient sa më të mirë, një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe energjetik për qytetarët.
Kjo konferenca ndërkombëtare është organizuar nga KOSID-it, ku po marrin pjesë organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare që merren me fushën e energjisë.
“Ne duhet të zgjedhim atë që është e përdorshme, e mundshme për të funksionuar në një shtet”, tha Beqaj.
“Programi ynë është drejt një orientimi të djathtë ekonomik, që në parim kërkon sa më pak përfshirje të shtetit dhe sa më shumë sektor privat në ekonomi”, tha Beqaj duke shtuar se edhe vendet skandinave ku është shumë të zhvilluar social-demokracia janë duke shikuar zvogëlimin e rolit të shtetit.
Sipas tij, nga këto orientime buron orientimi që në sektorin e energjisë përveç investimeve që janë bërë shumë vite nga buxheti, të kemi investime nga sektori privat, investime që do të çojnë në realizim e strategjinë energjetike që është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.
Ministri kosovar tha se gjatë dy muajve të ardhshëm do të bëhen përgatitjet për të filluar diskutimin e tri ligjeve bazike të energjisë, konform kërkesave për pakon e tretë legjislative të BE-së që është kërkesë edhe e Komisionit.
Më tej ministri Beqaj është ndalur te projektet energjetike me ç’rast ka theksuar se Termocentrali Kosova e Re është në fazën finale të përgatitjes të dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim të publikimit të tij për investitorët e parakualifikuar.
“Nëse shohim qëndrueshmërinë financiare, nëse shohim qëndrueshmërinë energjetike në rajon jemi të determinuar që të vazhdojmë me projektin “Kosova e Re” dhe ai projekt do të jetë shumë shpejt në proces. Të gjitha kompanitë e parakualifikuara janë të interesuara të vazhdojnë këtë proces duke përfshirë kompani amerikano-greke, amerikano -gjermane dhe turke”, tha ai.
Beqaj tha se TC i ri parashihet të ndërtohet me teknologjinë më të mirë të mundshme, sipas standardeve evropiane, i cili do të jetë efiçient në funksion të çmimit të arsyeshëm të faturave për qytetarët. Ndërkaq, paralajmëroi se rreth fundit të marsit do të shpallet ftesa për ofertë, me tendencë që fituesi të shpallet brenda këtij viti.
I pari i MZHE-së potencoi se ka aktivitete të shumta edhe sa i përket energjisë alternative.
”Në vitin e kaluar kemi licencuar 21 kompani për ndërtim të 20 MW, por kemi paralicencuar edhe 100 MW të tjera në dhjetor të vitit të kaluar, të cilat tani janë në fazën e hartimit të projekteve të tyre përfundimtare, të cilat kanë aprovimin nga komuna edhe nga rregullatori”, tha Beqaj.
Beqaj ka folur edhe për projekte të tjera të cilat kanë të bëjnë me procesin e reformës strukturale në fushën energjetike.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










