Bota
Benzina më lirë në Zvicër se sa në Shqipëri
Sipas kësaj liste, çmimi i benzinës në Zvicër është 1.57 dollarë, pra më lirë se në Shqipëri, ku një litër kushton 1.61 dollarë
Shqipëria renditet në vendin e 25-të për benzinën më të shtrenjtë në botë, sipas portalit “globalpetrolprices.com”.
Çmimi për një litër benzinë është 1.61 dollarë, me gati të njëjtën vlerë si Anglia dhe Gjermania, ku një litër kushton përkatësisht, 1.63 dhe 1.67 dollarë. Në vend të parë, sipas publikimit të fundit, është Hong Kongu, ku një litër kushton mbi 2 dollarë, shkruan ‘Monitor’.
Çmim të shtrenjtë benzine, sikurse tregohet nga lista, ka Italia dhe Greqia, ku benzina është përkatësisht 1.87 dollarë për litër, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj liste, çmimi i benzinës në Zvicër është 1.57 dollarë, pra më lirë se në Shqipëri.
Ndër vendet me çmimin më të ulët janë vendet prodhuese të karburanteve. Në Venezuelë aktualisht një litër benzinë kushton 0.01 dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjtat sasi kushton 0.73 dollarë, më pak se gjysma e vlerës në Shqipëri.
“Global Petrol Prices” publikon të dhëna të besueshme mbi shitjen me pakicë të karburanteve në 150 shtete të botës për çdo javë të vitit. Të dhënat mblidhen nga burime të besueshme si Ministritë e Energjetikës, Transportit apo Tregtisë, mekanizmave për transparencë në çmim, shoqatat e automobilave në vend; shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve; kompanitë ndërkombëtare të karburanteve dhe mediat lokale.

E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










