Lajme
Benini njeh Kosovën

Republika e Beninit është bërë shteti i 80 që e ka njohur Republikën e Kosovës – shtet i pavarur dhe sovran.
Zyra e zëvendëskryeministrit të parë Behgjet Pacolli përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se Benin është shteti i 80-të që ka njohur shtetin e Kosovës. Vendimi për njohje i është dorëzuar Pacollit nga presidenti i këtij vendi Yayi Boni.
“Njohja nga Benini i është dorëzuar sot, zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli nga Presidenti i Beninit Yayi Boni gjatë takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të zotit Pacolli në kuadër të diplomacisë së tij në shtetet ve e veç. Gjatë ditës ju dërgojmë edhe notën verbale të njohjes.
Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin. Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo me një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash dhe me rreth 9 milion banorë.Aktivitetet lobuese të zotit Pacolli do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me që rast për njohjet do të informoni me kohë”, thuhet në njoftimin nga zyra e zëvendëskryeministrit Pacollit.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€