Kultura
Bendriti shpërngulet për tri javë në “autoban”
Ai së bashku me Eva Mayer dhe Roger Stump janë zgjedhur në ekipin e televizionit publik zviceran për të realizuar një emision të tipit “reality show” në pikën më të madhe të karburanteve në Zvicër, në Würenlos
Bendrit Bajra, nga 3 gushti për tri javë rresht do të jetë “i ngujuar” në Würenlos të Cyrihut, respektivisht në qendrën më të njohur të shërbimit mbi autostradë (pompë e madhe benzine dhe qendër tregtare). Ai së bashku me Eva Mayer, pronare restoranti dhe aktore amatore 58 vjeçe dhe Roger Stump motorist i pasionuar 72 vjeç janë zgjedhur në ekipin e televizionit publik zviceran për të realizuar një emision të tipit “reality show” në këtë pikë shumë të gjallë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane. Ata gjatë tri javëve do të punojnë të gjitha punët që kryhen në këtë qendër, si shërbimi në kuzhina dhe në restoorante, në pompën e benzinës etj.
Angazhimi i tyre do të percillet nga televizioni dhe kështu shikuesit do të kenë një pasqyrë mbi jetën dinamike në këtë qendër. Krahas tyre, një gazetare do të bëjë portretimin e fytyrave dhe historive më interesante që do të takojë në këtë pikë.
Të tre të përmendurit do të ndajnë një banesë dhe do të bëjnë vetë edhe pastrimin e saj si dhe të rrobave të veta.
Bendrit Bajra, i cili prej rreth një viti ka bërë një emër me videot e tij komike në internet, së fundi ka depërtuar edhe në mediet tjera. Kohë më parë ai ka qenë i ftuar në disa emisione të popullarizuara televizive në Gjermani e në Zvicër ndërsa është bërë edhe kolumnist i rregullt i gazetës “Blick am Abend”. Njëkohësisht kompania e madhe e përpunimit të produkteve të qumështit “Emy” e ka zgjedhur atë si imazh të marketingut të saj.
Për emisionin aktual të televizionit zviceran fillimisht ka pasur një konkurs në të cilin janë kërkuar tre vullnetarë. Por më vonë menaxherët kanë vendosur të marrin fytyra publike si Bendritin dhe të tjerët. Për zgjedhjen e Bendritit, përveç popullaritetit ka qenë përcaktues fakti se ai e njeh dhe e do botën e automobilave, botë kjo rreth të cilës sillet edhe emisioni, përcjell albinfo.ch. Po ashtu ai si i ri 19 vjeç është marrë si përfaqësues i rinisë urbane të Zvicrës për të balancuar ekipin në të cilin dy pjesëtarët tjerë janë dukshëm më të moshuar.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












