Lajme
Bendrit Bajra dënohet me kusht dhe i merret për dy vjet patentëshoferi
Përveç dënimit me burgim me kusht për 12 muaj, humoristi Bendrit Bajra duhet të heqë dorë nga patentëshoferi për dy vjet
Gjykata e Qarkut e Dietikonit (Kantoni i Cyrihut) ka dënuar të mërkurën me dymbëdhjetë muaj burgim me kusht ish-humoristin e rrjeteve sociale, Bendrit Bajra, transmeton albinfo.ch. Më tutje, 27-vjeçarit i është shqiptuar një gjobë prej 100 tarifash ditore prej 130 frangash.
Gjykata e ka dënuar atë për dy kundërvajtje trafiku dhe për mosrespektimin e një termini në shërbimin civil, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch. Mirëpo, për dënimin me burgim me kusht kanë qenë vendimtare kundërvajtjet e trafikut, të cilat mund të kishin shkaktuar vdekje dhe lëndime.
Me dënimin e sotëm, Bajra duhet të heqë dorë nga patentë shoferi për dy vjet.
Në rastin e parë në prill të vitit 2016, dyshtetasi zviceran-shqiptar kishte marrë timonin nga karrigeja e pasagjerit në autostradën A1, por duke e mbajtur vetëm me njërën dorë. Me dorën e dytë ai mbante telefonin për të filmuar atë që po bënte, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, shoferi kishte kaluar në ulësen e pasme.
Në incidentin e dytë, po në prill të vitit 2016, Bajra ishte duke vozitur mbrapa një kolegu në autostradë. Ai qe ngritur disa herë nga ulësja e shoferit për të nxjerrë kokën nga dritarja. Bajra po ashtu e ka filmuar skenën dhe e ka komentuar në rrjetet sociale.
Shumica e mediave të Zvicrës gjermane i kanë dhënë publicitet të madh dënimit të humoristit të njohur të rrjeteve sociale. Disa prej tyre madje kanë bërë ndjekjen online të procesit gjyqësor ndaj tij, që u zhvillua sot.
Bajra ishte bërë i njohur për pasqyrimin përmes humorit, të sjelljeve tipike të zviceranëve dhe të të huajve, në veçanti, të shqiptarëve dhe ballkanasve të tjerë, duke vënë në lojë stereotipet dhe klishetë që qarkullojnë lidhur me këto sjellje.
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














