Lajme
Belgjikë: Vjehrri vrau dhëndrin shqiptar 28 vjeç
Ngjarje që ka shokuar gjithë Belgjikën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Belgjikës, ngjarje kjo e cila bëri jehon në këtë shtet, përcjell albinfo.ch.
Hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në qytezën Ijzer në Belgjikë, Ilir S., i njohur ndryshe edhe si Maris S, kanë marrë një kthesë të fortë. Hetuesit kanë prova të sigurta se ka qenë vjehrri ai që i ka marrë jetën 28-vjeçarit shqiptar dhe kanë urdhëruar arrestimin e tij.
Mediat belege shkruajnë se piktori 54-vjeçar, Stephane V., nga Nieuwpoort, ka qenë edhe i dyshuari i vetëm në këtë çështje. Provat që e vërtetojnë këtë janë solide, shkruajnë mediat belge, të cilat sqarojnë se ishte vetë 54-vjeçari që pranoi se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij, ditën e vrasjes, por nuk e kishte vrarë ai. Provat në fakt tregojnë një tjetër version. Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka i ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre çështja mund të jetë afër përfundimit të saj.
“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive”, thanë burimet gjyqësore. “Kjo të paktën tregon se V. ishte i pranishëm atë natë kur ndodhën të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohet. Në fakt, ne tani presim vetëm rrëfimin e tij. Kështu do të mund të ndërtojmë dhe dinamikën e ngjarjes, e në këtë mënyrë do të gjejnë një farë qetësie të afërmit e tij. Të afërmit e Marios janë duke pritur me padurim për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjarja
Ilir S. nga Koekelare, i cili gjithashtu njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytezën Ijzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar.
Ngjarja dukej si një larje hesapesh çka i çoi hetuesit në arrestimin e të dyshuarit, vjehrri i viktimës Stephane V. (54), një piktor i pavarur nga Nieuwpoort i cili do të kishte bërë deklarime të gjera para hetuesve dhe gjyqtarit hetues, nga të cilat rezultonte se marrëdhënia me dhëndrin nuk ishte e mirë prej vitesh. Për shkak të “reputacionit të diskutueshëm” të dhëndrit dhe “mjediseve të jashtëzakonshme” në të cilat ai u zhvendos. “Por klienti im mohon të ketë lidhje me vrasjen”, thotë avokati Bram Elyn.
Iliri nuk ishte i martuar me vajzën e tij Melanie, por së bashku me të kishte një vajzë 5-vjeçare dhe kujdesej edhe për fëmijën e saj nga një lidhje e mëparshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











