Lajme
Belgjika pret të obligojë supermarketet të dhurojnë ushqime falas
Sipas vlerësimeve të Eurostat, rreth dhjetë për qind e ushqimit nga raftet e supermarketeve përfundon në plehra. Në vitin 2020, në plehra kanë përfunduar 59 milionë tonë ushqime. Në të njëjtën kohë, 32,6 milionë njerëz në Bashkimin Evropian nuk kanë një vakt të nxehtë cilësor as çdo dy ditë, shkruan DW.
Alan Maron, ministër për Çështjet Sociale në rajonin e Brukselit, thotë se vetëm në rajonin e kryeqytetit belg 70.000 persona varen nga donacionet ushqimore.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, Maron dëshiron të detyrojë të gjithë supermarketet me një sipërfaqe shitje prej më shumë se 1.000 metra katrorë të dhurojnë ushqime që nuk arrijnë t’i shesin në kohë. Propozimi për një ligj të tillë kaloi në lexim të parë, por ende është në pritje të miratimit përfundimtar.
“Është një ide e keqe me qëllime të mira. Supermarketet tashmë dhurojnë shumë, ndërsa detyrimi për të dhuruar do të ndikonte në çmime. Sepse tani ushqimi para afatit të skadencës u ofrohet konsumatorëve me një çmim më të ulët”, thotë Hans Cardin, zëdhënës i Shoqatës belge të rrjetit të shitjes me pakicë, përcjell albinfo.ch.
Belgjika nuk do të ishte vendi i parë në të cilin do të imponohej dhurimi i ushqimit. Federata Evropiane e Bankave të Ushqimit (FEBA), e cila përfaqëson 351 banka ushqimore në 30 vende, ka përvoja shumë të ndryshme.
Vende të tilla, si Franca dhe Republika e Çekisë, i detyrojnë supermarketet të nënshkruajnë marrëveshje me organizatat që mbledhin ushqime për donacione, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










