Kosova
Belgjika: Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Francken: Kosova duhet të bëhet pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Mësohet se sot, kreu i delegacionit belg në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Theo Francken, ka thënë se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në AP të NATO-s, si anëtare e asociuar, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Francken, bashkë me një delegacion nga Parlamenti Federal i Belgjikës, u takua sot më 14 korrik me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.
“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndësishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.
Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.
Nëse Kosova bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës nga rajoni.
Vizita e delegacionit bleg vjen në një kohë tensionesh në veri të Kosovës, shkaku i të cilave NATO ka angazhuar 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë të dislokuar në Kosovë.
Gjatë konferencës për media, përfaqësuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, deputeti Driton Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehu falënderimin për përkrahjen nga delegacioni i Belgjikës.
Ai tha se tre deputetet e Parlamentit të Belgjikës e konfirmuan se përkrahin Kosovën për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO, ashtu që “përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash, por të jetë pjesë e familjes së vlerave evropiane, ashtu siç jemi”.
Me delegacionin belg do të takohet edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe më vonë edhe kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrim Evropian.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









