Kosova
Bekim Sejdiu pranon kandidaturën: Jam vënë në shërbim të Republikës
Kandidati i propozuar për President i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bekim Sejdiu, ka pranuar propozimin për të kandiduar për president, teksa ka thënë se është vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Në konferencën për media ai ka thënë se ndonëse ambicia e tij ka qenë kryesisht e orientuar drejt fushave akademike dhe profesionale, ka vendosur ta pranojë propozimin duke pasur parasysh përgjegjësinë që bart posti i presidentit dhe rrethanat aktuale politike në vend.
“Më bën të nderuar besimi që të dyja partitë më kanë dhënë, është nder i madh. Duke qenë i vetëdijshëm për barrën e përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe me kontekstin aktual politik, jam vu në shërbim të Republikës dhe qytetarëve tanë që të shërbej me devotshmëri”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka shprehur shpresën se institucionet dhe subjektet politike do të gjejnë një rrugë për tejkalimin e situatës aktuale.
“Shpresojmë dhe besojmë që Republika e Kosovës do të gjejë rrugë për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin”, ka përfunduar Sejdiu.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













