E-Diaspora
Bekim Jashari fton drenicakët e Zvicrës të investojnë në Skënderaj
Në këtë debat mërgimtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për kullat e Jasharëve që kanë filluar të dëmtohen për shkak të mungesës së përkujdesjes nga shteti
Të gjithë investitorët që do të vijnë për investime nga diaspora në Skënderaj nuk do të zhgënjehen asnjënëherë dhe se do të përfitojnë nga fuqia punëtore e lirë, ndërsa në 5 vjetët e para do të jenë të liruar nga të gjitha taksat komunale, ka premtuar lehtësime për mërgimtarët e Drenicës, të mbledhur në një takim në Cyrih, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, raporton albinfo.ch.
I pari i Komunës së Skenderaj ka folur për Parkun e Biznesit, për sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj komune si dhe për mundësitë që ofron Skenderaj për investime që vijnë nga diaspora.
Jashari ka pranuar që ka ndodhur në disa raste të bllokohen kërkesat e Komunës së Skenderajit nga niveli qendror në Prishtinë, ndërsa ka premtuar se investitorët nga diaspora do të jenë të privilegjuar nga Komuna e Skenderajt.

«Deri tani më janë paraqitur 7-8 investitorë nga vende të ndryshme të Evropës që kanë ardhur nëpërmjet mërgimtarëve tanë, ndërsa unë nga 23 janari nuk kam asnjë përgjigje nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor për një tokë bujqësore që është e AKP-së, për të cilën kam kërkuar shpronësimin në tokë komunale», tha Jashari, duke premtuar se do të zgjidhen të gjitha këto çështje dhe se do të ketë siguri për të gjithë investitorët që vijnë nga jashtë.
Jashari tha se nuk mund të flitet më për tranzicion në Kosovë, por se sot ka ardhur koha për zhvillimin e vendit, ashtu si ka qenë dje për çlirimin e vendit.
Në këtë debat mërgimtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për kullat e Jasharëve që kanë filluar të dëmtohen për shkak të mungesës së përkujdesjes nga shteti.
Jashari ka treguar se deri tani janë regjistruar 11 milionë vizitorë që vizituan kullat e Jasharëve, ndërsa përgjegjësinë për mirëmbajtjen e tyre, sipas tij, e ka shteti i Kosovës.
Jashari ka njoftuar të pranishmit se në Skenderaj aktualisht funksionon vetëm fabrika e tjegullave me një numër shumë të vogël të punëtorëve,ndërsa shpreson se do të hapen fabrika të tjera nga investitorët e huaj.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, po qëndron për vizitë në Zvicër, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Arsim.
Delegacioni nga Skenderaji gjatë kësaj vizite në Zvicër ka përfituar nga një donacion në vlerë prej 22 mijë frangash.
Bëhet fjalë për një kontigjent ndihmash me pajisje mjekësore, si shtretër spitalesh, karroca invalidësh, uniforma zjarrfikësish dhe pajisje tëtjera mjekësore.
Këto pajisje mjekësore janë të destinuara për nevojat e Shtëpisë për përkujdesjen e të moshuarve në Skenderaj ndërsa uniformat e zjarfikësve për njësitin e zjarrfikësve në këtë komunë.




E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











