Lajme
Bekim Fehmiu ringjallet në pullë postare
Kjo pullë postare është emision i jashtëzakonshëm i Filatelisë së Postës së Kosovës në kuadër të tematikës "Kinematografia botërore"
Posta e Kosovës ka promovuar të enjten pullën postare që i kushtohet aktorit shqiptar me famë botërore, Bekim Fehmiu. Kjo pullë postare është emision i jashtëzakonshëm i Filatelisë së Postës së Kosovës në kuadër të tematikës “Kinematografia botërore”.
“Nga sot, kur kjo pullë është vënë në qarkullim, mijëra letra e dërgesa tjera postare do të udhëtojnë nëpër botë me imazhin e aktorit tonë të madh. Do të udhëtojnë në shumë shtete e kontinente ku Bekim Fehmiu la gjurmë të pashlyeshme me talentin e tij, duke u ngritur në majat më të larta të kinematografisë botërore”, ka thënë kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës, Halit Isufi.
Ndërkaq, Kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha, në ceremoninë e përurimit, ka thënë se në tematikën kinematografia botërore nuk ka qenë e vështirë të përcaktohet njeriu që do të përzgjidhet.
“Ne jemi krenarë që patëm një aktor që do të mbetet gjithmonë i pavdekshëm në historinë e kinematografisë botërore. Nga sot, ai është bërë nga vlerat më të mëdha të filatelisë së Postës së Kosovës”, deklaroi ai.
Në ceremoninë e publikimit të kësaj pulle kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe ata të Maqedonisë, përfshirë ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Maqedonisë, Tahir Hani, Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Rafis Haliti si dhe një prej miqve më të ngushtë të Bekim Fehmiut, drejtori i Kinemasë “ABC”, Milazim Salihu.
Ky promovim është nderuar posaçërisht me pjesëmarrjen e familjes Bekim Fehmiut, të cilës kryeshefi Sejdi Hoxha ua dhuroi një pullë postare, e punuar në bronz, me portretin e aktorit tonë të madh.
Në emër të familjes së Bekim Fehmiut ka folur nipi i tij, Agon Fehmiu, i cili ka falënderuar Postën e Kosovës për nderin që i është bërë aktorit të famshëm. Ai lexoi një letër të bashkëshortes së Bekim Fehmiut, zonjës Branka Petriç, po ashtu një aktore e njohur, e cila nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë promovim.
Në fund është shfaqur një dokumentar me përmbledhje insertesh nga filmat e shumtë të Bekim Fehmiut, i përgatitur nga kinematografi Latif Hasolli dhe regjisori Ilirian Himaj.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











