Tematike
Bëhuni pjesë e studimit se sa ndikon stresi në mbipeshë

Niclà Lozza, doktorant në një projekt hulumtues në institutin e Cyrihut, Departamenti i Psikologjisë, po hulumton se sa stresi ndikon në mbipeshë.
“Ne dëshirojmë të hulumtojmë se si ndikon stresi në sisteme të ndryshme trupore (në sistemin nervor, hormonet, në metabolizëm dhe në sistemin e imunitetit), sidomos se si trupin mund të mbrojmë nga ndikimi i stresit dhe pasojat e stresit që sjell trashjen apo mbipeshën”, thotë studiuesi për albinfo.ch.
« Ne mundohemi që mekanizmat mbrojtës të trupit t’i aktivizojmë në mënyrë që efektet e dëmshme të stresit të mund të reduktohen », thotë Niclà.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit.
“Ne duam të krahasojmë reaksionin e stresit të peshës normale me atë të mbipeshës. Për këtë arsye në “BIMI” kërkojmë njerëz të moshës 28-37 vjeçare dhe mes moshës 18 – 35 vjeçare që të marrin pjesë në hulumtimin tonë”, sqaron për albinfo.ch doktoranti Niclà.
Siç kanë treguar hulumtimet e deritashme, në Zvicër janë të prekur nga mbipesha veçanërisht emigrantët.
Një studim i lartë i Universitetit të Lozanës testoi shembuj të mbipeshës te emigrantët. Deri tash është konstatuar se popullsia migrante është e prekur nga mbipesha më shumë se sa popullsia vendëse në Zvicër.
Edhe emigrantët nga Gjermania, Franca apo shtetasit zviceranë kanë një shkallë më të ulët të prevalencës sesa migrantët të cilët vijnë nga Evropa Juglindore apo shtetet e ish-Jugosllavisë, të cilët janë të prekur më rëndë.
Për një pjesë të këtij grupi shkalla është e pavarur nga faktorët socialë e ekonomikë ose për shkak të kohëzgjatjes së statusit të qëndrimit.
Rezultate të ngjashme tregon edhe një studim i bërë me të rinjtë nga Enti i promovimit shëndetësor të Zvicrës, në bashkëpunim me shërbimet e shkollave mjekësore të Bernës, Cyrihut dhe të qytetit të Bazelit, të cilët kanë zhvilluar projektin “Bimi – Monotorimi”.
Të katër raportet vjetore kanë treguar një pamje të ndryshme nga tri qytetet të mbipeshës në nivele të ndryshme shkollore.
Në të gjitha nivelet e shkollave nxënësit zviceranë kanë më pak probleme me mbipeshën në krahasim me nxënësit e huaj.
Megjithatë, deri më tash, studimi nuk ka treguar se a luan rol stresi në mbipeshë.
Të gjithë të intersuarit mund të paraqiten në : www.stressaware.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
Jeta në Austri
-
I jepet lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri Me mijëra pjesëmarrës anë e mbanë Austrisë, familjar, miq dhe të afërm, mes lotësh sot rreth...
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja
-
Austria nis javën parlamentare me homazh për viktimat e Grazit
-
Vjena heq bonusin e trajnimit për përfituesit e ndihmës sociale
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës