Futboll
Behrami: Vendimi ishte politik
Valon Behrami ka folur për largimin nga Kombëtarja zvicerane
Valon Behrami është përjashtuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës. Një lajm që bëri bujë në mediat ndërkombëtare. 33-vjeçari ishte rekordmen me pjesëmarrje në katër Botërore, përcjell albinfo.ch.
Ai në një intervistë për televizionin “RSI”, ka treguar si ka ndodhur ngjarja. “Të parin e kam thirrur Granit Xhakën në telefon për t’i treguar për vendimin. I kam thënë se do të jesh lider i ekipit dhe ai më tha se do të ndjek shembullin tim”, deklaroi Behrami.
Mesfushori shqiptar ishte kontaktuar me telefon nga Vladimir Petkoviq. “Isha i befasuar. Mendova se ishte një thirrje mirësjellje, por jo, ishte të më thoshte se nuk do të luaja më shumë për ekipin zviceran. Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkoviq të më shikonte në sy”, ka theksuar tutje mesfushori shqiptar.
“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë”, nënvizoi 33-vjeçari.
Ai ka shtuar se Xhaka dhe Shaqiri kanë pasur arsye të fortë të lëshojnë ekipin kombëtar, derisa ai ka luajtur rol që ata të mos largohen.
Ndërkohë, Vladimir Petkoviq është shprehur se ky ishte vendim sportiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










