Futboll
Behrami: Neymar vetëm shtrihej në fushë
Ai gjatë gjithë kohës ishte i shtrirë në fushë. Nëse e prek pak rrëzohet dhe bën që të duket si diçka e rëndë. Diçka shumë e keqe, sepse është një lojtar i madh, nga më të mirët në futboll”, shtoi tutje mesfushori shqiptar
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, ka zhvilluar një lojë të jashtëzakonshme ndaj Brazilit dhe Neymarit, futbollistit, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në planet.
Por, ai në një intervistë për ‘Blick’ është shprehur shumë modest, përcjell albinfo.ch. “Unë kam bërë punën time dhe arritëm që të marrim rezultat pozitiv”, është shprehur në fillim Behrami.
Ai foli edhe për duelin me Neymarin. “Ai gjatë gjithë kohës ishte i shtrirë në fushë. Nëse e prek pak rrëzohet dhe bën që të duket si diçka e rëndë. Diçka shumë e keqe, sepse është një lojtar i madh, nga më të mirët në futboll”, shtoi tutje mesfushori shqiptar.
Behrami njihet si një luftëtar i madh në fushë. “Kur bën një faull, nuk do të thotë se gjithmonë lojtari kundërshtar dëmtohet. Loja vazhdon. Unë këtë stil loje kam, këtë mentalitet, ndryshe nga Neymar”, theksoi Behrami.
Ai mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Serbisë. “Kisha probleme muskulore. Shpresoj të jem ndaj Serbisë. Jam 33 vjeç dhe kam nevojë për të paktën dy ditë pushim. Ndeshja me Serbinë do të jetë shumë e rëndësishme. Shpresoj të luaj dhe të fitojmë”, u shpreh Behrami.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













