Sport
Behrami, ndër 100 më të pasurit nën 40 vjeçarë të Zvicrës
Revista e biznesit “Bilanz” ka bërë një renditje të 100 zviceranëve më të suksesshëm nën moshën 40 vjeçare. Në këtë listë bëjnë pjesë përfaqësues të biznesit, kulturës , shou bizit dhe të sportit të cilët gjithë se bashku vlera e pasurisë së tyre kap shumën prej 16.6 miliard franga zvicerane, njofton “albinfo.ch”.
Shumica prej tyre janë ata nga fushat e biznesit. Më i suksesshmi është Kristian Zahnd, 39 vjeçar. Në vitin 2004 ai ka formuar firmën e tij Biotech molekulare Partners. Vlera e kompanisë së tij është më shumë se 600 milionë franga zvicerane.
Sportistet që peshojnë miliona
Të pasur në një moshë të re janë edhe sportistet. Ndër sportistët më të pasur në Zvicër është ylli i tenisit, Roger Federer,33 vjeçar me një vlerë të pasurisë prej 300 – 350 milion franga zvicerane. Pastaj sipas listës është renditur çiklisti Fabian Cancellera si dhe lojtarët e hokejit Roma Josi dhe Mark Streit.
Por keq nuk qëndrojnë as futbollistët. Një numër i madh i tyre është bërë pjesë e milionerëve të Zvicrës, e ku sipas gazetës emrat e futbollistëve që përmenden janë Valon Behrami 30 vjeçar dhe ish portieri i Zvicrës Diego Benaglio, 31 vjeçar.
Gazeta shkruan se në 100 pasanikët e Zvicrës nën moshën 40 vjeçare, çdo i 11-të prej tyre është nga fusha e kulturës dhe shou bizit. Më e pasura duket të jetë prezantuesja 38 vjeçare, Michelle Hunziker me një vlerë të pasurisë 200-2500 milionë franga. Ajo nuk është e pasur vetëm nga martesa e saj me pasanikun Tomaso Trussardi, por edhe si moderatore e suksesshme televizive.
Portretet e 100 personave më të pasur nën moshën 40-të vjeçare do të dalin nga e premtja në shitje në gazetën “Bilanz”.
Ndërkohë është e mundshme që përveç Valon Behramit, pjesë e kësaj liste të jetë edhe ndonjë shqiptar tjetër.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










