Futboll
Behrami, kapiten dhe lider
Udinese në xhiron e fundit mundi Sampdorian 1:0, ku Behrami ishte kapiten për skuadrën e tij
Ashtu siç është pritur, Valon Behrami është bërë kapiten i Udineses në sezonin e ri në Serie A, shkruan albinfo.ch.
Behrami, i cili u pensionua nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas debatit që kishte me Vladimir Petkoviq, i është përkushtuar tërësisht skuadrës italiane.
Udinese në xhiron e fundit mundi Sampdorian 1:0, ku Behrami ishte kapiten për skuadrën e tij. Behrami është zëvendësuar në minutën e 93-të, duke fituar edhe duartrokitjet e tifozëve.
Ndërkohë, pas ndeshjes atë e ka lavdëruar trajneri Julio Vazquez. “Behrami është spektakular. Ishte i mirë në ndeshjen e sotme (e diel), ashtu si edhe në Parma. Ai është një lider dhe një top-lojtar”, theksoi Vazquez pas ndeshjes për “Rai”.
Behrami është vlerësuar me notën 7.8, duke qenë njëri ndër më të mirë në fushë për Udinesen.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













