Lajme
Bëhen bashkë në Cyrih bizneset dhe profesionistë të Diasporës
“Takimin me Biznese dhe Profesionistë të Diasporës” do të organizohet me datën 13 Tetor, 2022 në Cyrih, Zvicër nga ora 19:00, adresa: Zollhaus
Ky aktivitet rrjetëzues organizohet nga GERMIN me mbështetjen e partnerëve CARITAS-i Zviceran & Fondacioni Kosovar për Shoqēri Civile (KCSF) në kuadër të programit për Angazhim Qytetar.
Agjenda: Në pjesën e parë të takimit, do të prezantohet “Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora” përmes së cilit GERMIN mundëson angazhimin e ekspertëve nga diaspora në Kosovë për një periudhë afatshkurtër në fushën e tyre të ekspertizës. GERMIN së bashku me partnerët KCSF & CARITAS, do të shpalosin të gjitha detajet mbi angazhimin e profesionistëve nga diaspora në institucione, organizata, apo biznese të Kosovës. Ky program ka për qëllim transferimin e njohurive dhe shkathësive, duke kontribuar kështu në rritjen e kapaciteteve në vendin e origjinës.
Në pjesën e dytë të takimit do të prezantohet thirrja e hapur për projekte investuese në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” që implementohet nga CARITAS-i Zviceran në partneritet me GERMIN. Kjo thirrje do të jetë e hapur për dy muaj dhe bizneset e diasporës, të vetme apo në bashkëpunim me biznese të Kosovës, do të kenë mundësi të përfitojnë grant deri në 50,000 Euro për projekte investuese në Kosovë. Të gjitha detajet do t’i shpalosen në këtë takim!
Duke pasur parasysh numrin e kufizuar të pjesëmarrësve, ju ftojmë të regjistroheni për pjesëmarrje në këtë vegëz: https://bit.ly/3e4Qbko
Ju lutemi gjeni të bashkangjitur agjendën dhe ftesën për pjesemarrje në këtë ngjarje!
Agjenda-
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Tetor 2022
- Ora00:00
- LokacioniCyrih, Zollhaus
- Data e përfundimit13 Tetor 2022 - 22:00
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











