Tematike
Befasia nga të rinjtë e SVP-së: “Stop agjitacionit kundër shqiptarëve”!
Kemi të bëjmë këtu me përdorimin e "problemit shqiptar" për të përligjur qëndrimin e kësaj partie kundër masave të mbrojtjes nga koronavirusi

Duket se përfundimisht po jetojmë në një kohë të çudirave: Ndryshe si mund të shpjegohet fakti se komunitetit shqiptar të Zvicrës “i vjen mbrojtja” pikërisht nga SVP, partia e cila njihet prej vitesh për krijim të disponimit kundër të huajve dhe sidomos kundër shqiptarëve.
Në të vërtetë është “forumi rinor” i kësaj partie ai që ka dalë sot me një deklaratë të fortë për shtyp, në favor të komunitetit të këtushëm shqiptar, shkruan albinfo.ch.
“Ndaloni agjitacionin kundër shqiptarëve” – kërkojnë të rinjtë e SVP-së. Në deklaratën e përmendur për shtyp, JSVP kritikon mediat dhe politikanët për gjoja diskriminimin e të huajve, “veçanërisht shqiptarëve” – dhe e kombinon këtë me qëndrimin e saj kundër ligjit Covid, shkruan 20minuten.ch.
Kemi të bëjmë këtu me përdorimin e “problemit shqiptar” për të përligjur qëndrimin e njohur të kësaj partie kundër ligjit Covid gjegjësisht kundër masave të mbrojtjes nga koronavirusi.
Sidoqoftë, Rinia e SVP-së tani dëshiron të luftojë “diskriminimin kundër shqiptarëve”. Kështu ka shkruar Presidenti i JSVP David Trachsel në një deklaratë për shtyp të dërguar sot: “Pas të rinjve, tani edhe të huajt dhe shqiptarët në veçanti duhet të durojnë mbi vete një agjitacion absurd”. Dhe, ai e dënon një gjë të tillë, shprehet Trachsel.
“As Festivali Alba dhe as ndonjë dasmë në Serbi nuk janë fajtorë për të gjitha problemet tona”.
Më tutje Trachsel tërheq një paralele me referendum kundër ligjit Covid: Përgjegjëse për “diskriminimin dhe agjitacionin” është “politika, e cila edhe tani kur të gjithë ata që duan të vaksinohen janë vaksinuar nuk po lejon kthimin në normalitet” ka thënë presidenti i JSVP, transmeton albinfo.ch.
Në vend të kësaj, tani kemi një kërcënim për “edhe më shumë diskriminim dhe akoma më shumë masa”. Prandaj, “regjimi i pandërprerë i masave” duhet të ndalet me një Jo në votimin e dytë për Ligjin e Covid-it”.
“JSVP nuk është e besueshme”
Por Laura Zimmermann nga Operacioni Libero mendon se JSVP tani po luan rolin e shenjtores mbrojtëse të komunitetit shqiptar. “Ashtu sikur në rastet kur JSVP zakonisht bën nxitje kundër popullsisë emigrante, edhe shqetësimi i pretenduar i saj në lidhje me diskriminimin ndaj popullit shqiptar është thjesht i pabesueshëm. JSVP është e papërdorshme kudo ku kemi të bëjmë me politikën e migrimit”.
Sipas Operacionit Libero, ky mashtrim nuk është i ri për JSVP, transmeton albinfo.ch: “Ajo përdor në vazhdumësi argumentet e kundërshtarëve në mënyrë që t’i shtrembërojë ato dhe të nxjerrë prej tyre përfundimet e veta të pakuptimta”.
Për Zimmermann nuk ka dyshim që “JSVP qëllimisht dëshiron të provokojë dhe për këtë arsye i referohet Festivalit Alba dhe jo aktivitetit tjetër nën qiell të hapur, në Frauenfeld, i cili gjithashtu është anuluar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?