Muzikë
Bebe Rexha rrëfen kulturën shqiptare
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën e famshme amerikane, “Rolling Stone”. Ajo ka folur për karrierën dhe jetën private, përcjell albinfo.ch.
Revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave. Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexhës nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të ‘një jete më të mirë‘”, shkruan Rolling Stone.
Ndërsa Bebe ka thënë ndër të tjera: “Ata janë më paranojakë. Më të stresuar. Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave.”
Më tej, Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në “Unë jam”. Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe disa nga mizogjinia e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.
“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë,” thotë ajo. “Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë gratë”.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











