Muzikë
Bebe Rexha flet për konfliktin e Rita Orës dhe Dua Lipës: Jam përpjekur vërtet!
Bebe tha se konkurrenca mes tyre mund të jetë rritur për shkak të presionit të të qenit grua në industrinë e muzikës.
Këngatarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur publikisht për konfliktin mes Dua Lipas dhe Rita Orës.
Teksa fliste për albumin e saj të dytë, “Better Mistakes”, që përmban bashkëpunime me Travis Barker dhe Ty Dolla $ign, Bebe shprehu keqardhje për bashkëpunimin që nuk u realizua dot me Dua Lipën dhe Rita Orën. Bebe tha se bashkëpunimi ka gjasa të mos realizohet kurrë për shkak të marrëdhënies së Duas dhe Ritës.
“Jam përpjekur vërtet. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose për çfarë është zënka. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë. Nuk dua të flas më tepër për këtë”, tha ajo për The Sun.
Bebe tha se konkurrenca mes tyre mund të jetë rritur për shkak të presionit të të qenit grua në industrinë e muzikës.
“Është e çuditshme sepse unë e di si është që të jesh vajzë dhe ne ndonjëherë bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas për vetëm për veten, Duan, Ritën apo Ava Max, po flas për gratë në përgjithësi”.
Bebe theksoi se është krenare që të katërta kanë të njëjtën origjinë dhe vijnë nga i njëjti vend.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











