Kosova
Bebe Rexha bëhet gati për turneun e koncerteve në Evropë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë prej muajsh me turne në Amerikën e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ajo ka qenë e zënë duke performuar në shtete të ndryshme në SHBA, në atë që e ka quajtur “Best F*n Night Of My Life”.
Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau së fundmi me ndjekësit e saj disa fotografi nga turneu i saj i fundit.
Fotografitë përfshinin momente nga performancat e saj spektakulare si dhe një shkrim në hyrje të “The Wiltern”, ku edhe mbajti koncertin e fundit në Los Angeles, ku ishte shkruar një thënie e saj.
“Faleminderit Los Angeles që na ndihmove të përfundojmë turneun në SHBA të ‘Best F*n Night Of My Life’. Evropë, ti je në radhë! Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të falënderuar të gjithë ata që kanë bërë kaq shumë punë në këtë turne. Ja ku po vijmë”, shkroi Rexha në Instagram.
Nga fundi i muajit korrik, artistja shqiptare do të nisë turneun e saj në Evropë, ku destinacionet e saj të para janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Holanda.
Turneu “Best F*n Night Of My Life” bëri shumë bujë në media, kjo edhe për shkak të rastis famëkeq ku ajo u sulmua me një telefon në fytyrë nga një fans, gjatë koncertit të saj në New York.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










