Shkurt.ch
“Beagle txtr”, lexuesi më i lirë i librave elektronikë
“Beagle txtr” është pajisja më e lirë për lexuesit e librave elektronikë, e-libra
Kompania gjermane shpreson se do të ndryshojë rrënjësisht tregun për lexuesit e librave e-libra, me një pajisje të re, e cila kushton vetëm 10 euro.
Kompania gjermane në faqen e saj të internetit shpjegon se për të lansuar një pajisje kaq të lirë, ajo ka hequr dorë nga të gjitha.
E-libri nuk ka mbushës të rrymës, funksionon me dy bateri të vogla, nuk ka lidhje interneti, librat barten nga një telefon i zgjuar apo kompjuter nëpërmjet Bluetooth, nuk ka touch-screen, posedon memorie vetëm 4GB. Në fakt, mund të ruajë vetëm 5 libra.
Sipas përshkrimit “Beagle txtr” është lexuesi më i vogël në botë, posedon një ekran 5-inch me teknologji E Ink, rezolucion 800×600 pixel dhe ka 8 nuanca ngjyrë hiri. Pajisja peshon 128 gram me bateri me dimensione 140x105x4.8 mm.
Disenjatorët thonë se lexuesi duhet të ketë vetëm një qëllim për të lexuar libra. Me këtë mund të hyjë në një librari elektronike për të zgjedhur dhe shkarkuar tituj të rinj.
Sipas tyre, konsumi i energjisë është minimal dhe një komplet prej baterive mund të zgjasin për një vit. Do të thotë, mund të lexohen 12-15 libra.
Specialistët komentojnë se pajisja do të konkurrojnë drejtpërdrejt me lexuesin e ri Kindle të Amazoit, i cili është 6-7 herë më i shtrenjtë, por është me internet dhe me ekran me rezulucion më të madh.
Për më tepër, në këtë kategori pritet të paraqitet nga Apple edhe mini iPad, fotografitë e të cilit janë shfaqur jozyrtarisht këtë javë në rrjetin botëror.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











