Lajme
BE zvogëlon nivelet e ndotësve kancerogjenë në ushqim
Komisioni Evropian ka vendosur nivele të reja maksimale për kadmiumin dhe plumbin në një gamë të gjerë të produkteve ushqimore për të luftuar kancerin. Masat e reja do të nisin të zbatohen nga 31 gushti.
“Ne e dimë se një dietë e pashëndetshme rrit rrezikun e kancerit. Vendimi synon të vendosë konsumatorët në pararojë, duke e bërë ushqimin tonë më të shëndetshëm dhe më të sigurt”, tha Komisionerja e Shëndetit e BE-së, Stella Kyriakides, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Për disa ushqime do të ulen nivelet maksimale të kadmiumit, një ndotës kancerogjen mjedisor, potencialisht të përfshira në ushqime si fruta, perime, drithëra dhe fara vaji. Në të njëjtën kohë do të ulen nivelet maksimale të plumbit në shumë produkte ushqimore, përfshirë ushqimet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Nivele të reja maksimale të plumbit do të vendosen gjithashtu për produkte të ndryshme ushqimore si kërpudha të egra, erëza dhe kripë“, tha Stella Kyriakides
Vendimi vjen në marrëveshje me shtetet anëtare dhe Autoritetin Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), si dhe pas disa konsultimeve me kompanitë ushqimore.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











