Lajme
BE: Vështirësitë në furnizimin me vaksina për shkak të mungesës globale të përbërësve
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, hodhi poshtë edhe një herë kritikat, sipas të cilave BE kishte vonuar arritjen e marrëveshjeve për vaksinat me laboratorët farmaceutike, sipas shtypit gjerman.
”Vështirësitë në furnizimin me vaksina kundër COVID-19 në Europë lidhen me faktin se ekziston një mungesë globale e përbërësve të rëndësishëm që shkojnë në prodhimin e vaksinave”, theksoi ajo në një artikull të të përjavshmes ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, i publikuar sot, transmeton afp, përcjell Albinfo.ch.
Duke pranuar se ky problem po shkaktonte vështirësi për shkak të pritjeve të mëdha nga europianët, ajo nënvizoi se nëse të gjithë do të kishim qenë të vetëdijshëm në kohën e rreziqeve lidhur me fillimin e një prodhimi kaq masiv, atëherë do të kishim zbutur pritjet përsa i përket një vaksinimi të shpejtë.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur kritikat janë shtuar në Gjermani dhe në Europë për ngadalësinë e ndërmarrë nga fushata e vaksinimit, e filluar pas Krishtlindjeve, ndërsa popullatat duken të rraskapitura nga muaj kufizimesh.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














