Kosova
BE u kërkon Kosovës e Serbisë kompromis për çështjen e targave
Rundet e reja të takimeve do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel, pikërisht para se të skadojë mandati i tyre
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë kompromis për çështjen e targave të makinave, teksa kanë mbetur edhe dy ditë që të gjendet një zgjidhje afatgjate për këtë çështje.
Të mërkurën dhe enjten (20 dhe 21 prill) në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, në përpjekje për të gjendur zgjidhje për targat e makinave të Kosovës dhe Serbisë.
Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se “rundet e reja të takimeve do të zhvillohen më 20 dhe 21 prill në Bruksel, pikërisht para se të skadojë mandati i tyre”.
“BE-ja i ka ndihmuar të dyja delegacionet për të identifikuar zgjidhjet, por është në përgjegjësi të palëve që të pajtohen për një zgjidhje. Ne presim nga to që të ketë përparim deri më 21 prill”, tha Stano, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se “BE-ja dëshiron t’ua rikujtoj palëve edhe një herë se tani është urgjent që të arrihet një qëndrim i përbashkët. Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”.
Mandati i grupeve punuese skadon më 21 prill, pasi më 30 shtator me ndërmjetësimin e BE-së, palët arritën një marrëveshje të përkohshme të targave.
Marrëveshja e përkohshme pasoi vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës që vendosi masën e reciprocitetit për çështjen e targave serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










