Bota
BE trefishon buxhetin për të mbrojtur kufijtë nga emigrantët
Komisioni do të nxjerrë Poloninë, Hungarinë dhe republikën çeke para gjykatës evropiane të drejtësisë për faktin se ato nuk kanë respektuar sistemin e kuotave të detyrueshme që synonte të sistemonte rreth 120 mijë refugjatë sirianë
BE do të vendos një trupë prej 10 mijë rojash në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë sipas planeve që do të bëjnë që blloku të trefishojë deri në pesë miliardë euro në vit shpenzimet e tij për vënien në shënjestër të emigracionit në bllok.
Ndërtimi i infrastrukturës së re në kufi, përfshirë skanerë, sisteme automatike të njohjes së targave të automjeteve dhe laboratorë të lëvizshëm për analiza, do të jetë prioritet bashkë me patrullimet me qenë të trajnuar.
Duke publikuar planin e tij të shpenzimeve prej 34.9 miliardë dollarësh, për vitet 2021-2027, Komisioni Evropian insistoi sidoqoftë se nuk do të financonte vendosjen e rrethimeve në kufijtë e BE.
Kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban, vitin e kaluar, i kërkoi BE të financonte rrethimin në kufijtë e vendit të tij me Serbinë dhe Kroacinë, përcjell albinfo.ch.
Një deklaratë e komisionit theksonte se financimi i tij kishte si qëllim të siguronte kontrollin e kufijve dhe jo mbylljen e tyre. Komisioni nuk ka financuar asnjëherë rrethimet në kufi dhe nuk do ta bëjë këtë edhe me buxhetin e ri të BE”.
Edhe pse financimi shtesë është gjerësisht i pranuar nga shtetet anëtare, ato mbeten të ndara në lidhje me emigracionin dhe politikat e azilit, edhe pas dy vitesh përplasje.
Komisioni do të nxjerrë Poloninë, Hungarinë dhe republikën çeke para gjykatës evropiane të drejtësisë për faktin se ato nuk kanë respektuar sistemin e kuotave të detyrueshme që synonte të sistemonte rreth 120 mijë refugjatë sirianë.
Hungaria nuk ka pritur asnjë refugjat që kur kuotat janë miratuar ndërsa Polonia nuk e ka bërë këtë që nga 2016. Republika çeke në anën tjetër nuk ka pranuar asnjë refugjat që nga gushti.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









