Lajme
BE: Tensionet me Mbretërinë e Bashkuar rrjedhin nga Brexit-i
Tensionet e Bashkimit Evropian me anëtaren e mëparshme, Britaninë e Madhe, nuk janë për shkak të problemeve me protokollin e Irlandës së Veriut të dakorduar nga të dy palët, por vetë Brexit, tha të martën Ursula Von der Leyen.
Ajo deklaroi në një konferencë shtypi, pas ditës së parë të një samiti të BE-së në Bruksel se të 27 vendet anëtare të bllokut ranë dakord se nuk mund të ketë alternativë tjetër për një zbatim të plotë dhe korrekt të protokollit.
“E rëndësishme është të përsërisim se protokolli është zgjidhja e vetme e mundshme për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut duke mbrojtur integritetin e tregut të vetëm të Bashkimit Evropian”, shtoi von der Leyen.
“Nëse shohim problemet sot, nuk duhet të harrojmë se ato nuk vijnë nga protokolli, por vijnë nga Brexit, kjo është arsyeja pse problemet janë atje”, përfundoi von der Leyen.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













