Lajme
BE: Të formohet më shpejt qeveria në Maqedoni
Në mesazhin e saj nga Brukseli dërguar deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe presidentit Ivanov, Koçijançiq kërkon zgjedhjen sa më e shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç tha se Bashkimi Evropian pret sa më shpejt formimin e një qeverie të re të reformave në Maqedoni. Në mesazhin e saj nga Brukseli dërguar deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov, ajo kërkon zgjedhjen sa më e shpejtë e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë.
“T’i jepet fund paqartësisë aktuale dhe të formohet qeveri pa vonesë, bazuar në shumicën parlamentare që ekziston. Përfaqësuesi i Lartë dhe Komisioneri Johanes Hahn i bëri thirrje presidentit të rishikojë qëndrimin e tij. Ne tani presim që të gjithë liderët dhe institucionet politike të lejojnë vazhdimin e procesit demokratik, ndërsa me këtë nënkuptohet edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit”, ka thënë zëdhënësja e KE-së, citon KP.
Ndryshe, në Kuvend të Maqedonisë po mbahet dhjetëra seancës konstituive në të cilët po diskutohet për Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Me këtë tempo dhe me protestat e mbështetësve të VMRO DPMNE-së jashtë Kuvendit, vështirë se do të gjendet një zgjidhje e shpejt në Shkup.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











