Lajme
BE, “shuplakë” politikanëve kosovarë
Lufta kundër korrupsionit, politizimi i drejtësisë dhe administratës publike, mbetëm në proces fillestare, demarkacioni me Malin e Zi mbetet kush për heqjen e vizave nga BE për kosovarët
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën, i cili tregon se lidershipi kosovar nuk i ka përmbushur një varg detyrash që kërkohen për integrim dhe për liberalizim të vizave. Derisa lufta kundër korrupsionit, politizimi i drejtësisë dhe administratës publike, mbetëm si procese fillestare, demarkacioni me Malin e Zi mbetet kush për heqjen e vizave nga BE.
Në konferencën për media të prezantuara nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn u tha se Kosova ka bërë disa përparime, por jo të nevojshme për heqjen e vizave. Ai tha se duhet plotësuar kushtet në tërësi, për të vazhduar më tej.
Raporti gjithashtu tregon se polarizimi mes Qeverisë dhe opozitës ka vazhduar. Funksionimi normal parlamentar është penguar përgjatë një pjese të periudhës kohore të përfshirë në këtë Raport duke përfshirë përdorimin e mjeteve të dhunës nga ana e anëtarëve të opozitës.
Sipas Raportit, të gjitha partitë politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të ri-angazhohen për një dialog konstruktiv, me Kuvendin si forum kryesor për debat politik. Kthimi i anëtareve të opozitës në Kuvend është një hap i mirëpritur.
Sipas raporti, vazhdimi i politizimit të Administratës publike, mbetet një shqetësim serioz. Sistemi gjyqësor i Kosovës, siç thuhet, është ende i dobët për të larguar ndikimin politik. “Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po ashtu Kosova është në një fazë të hershme edhe në zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Kosova është në një fazë të hershme në ndërtimin e kapacitetit për t’u përballuar me presionet konkurruese dhe forcat e tregut brenda Unionit. Nuk ka përparim në përmirësimin e cilësisë së arsimit, që paraqet bazën kryesore për të përmirësuar rritjen afatgjate ekonomike dhe konkurrencën”, thuhet në pikat e raportit, të cilit i shtohet edhe kërcënimeve kundër gazetarëve.
Pas publikimit të raportit të Progresit ka reaguar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian, duke thënë se kjo e fundit nuk ka treguar unitet, përderisa vazhdon ta trajtojë Kosovën në mënyrë të pabarabartë ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit përmban vlerësime pozitive për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Me të drejtë theksohet rëndësia e avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Por, siç ishte pritur, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Gjersa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit”, thotë Thaçi.
Ai po ashtu ka thënë se nuk do të pranoj që qytetarët e Kosovës të trajtohen në mënyrë të pabarabartë.
“Fatkeqësisht, BE-ja në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE. Si pasojë e kësaj qasje, Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë”, ka shkruar tutje Thaçi.
Ndërsa përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova ka thënë se çështja e Demarkacionit dhe luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit janë dy çështjet që po i mbajnë pezull kosovarët nga lëvizja e lirë në Evropë. Ajo ka thënë “nëse dikush po ndëshkohet me këtë raport, atëherë ata janë politikanët e Kosovës që nuk i kanë plotësuar kushtet”.
BE ka publikuar raportin edhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Turqinë dhe disa vende të tjera që aspirojnë BE-në. Për Shqipërinë rekomandimi ishte hapja e negociatave por me kusht që të përmbyllet reforma në drejtësi. Gjithashtu BE ka vërejte në luftën kundër kanabisit, ndërsa vlerësohet përpjekje qeveritare për dekriminalzim.
Ndërsa për Maqedoninë, Komisioni Evropian thotë se vendi përballet me një krizë të rëndë politike që nga viti 2001. Demokracia dhe sundimi i ligjit, siç thuhet, janë vazhdimisht nën sfidë, veçanërisht për shkak të reflektimit të ndikimit të shtetit në funksionimin e institucioneve demokratike dhe fushat kyçe të shoqërisë.
“Vendi vuan nga kultura e ndarë politike dhe mungesës së kapacitetit për kompromis”, thuhet në raport. Aty përmenden ndikimet politike, pengesat ne Prokurorinë Speciale, zhvillimi ekonomik, etj.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










