Bota
BE-ja, pa vendim për shtyrjen e sërishme të Brexit-it
Deri më tani, Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 31 tetor

Në vend se të ngutet, Bashkimi Evropian do të shtyjë shkurt vendimin përfundimtar mbi kërkesën e kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, për shtyrjen e serishme të Brexit-it, thanë diplomatë të paemëruar evropianë pas takimit të sotëm 15-minutësh. Parlamenti britanik nuk pranoi të votojë të shtunën mbi marrëveshjen e re të Johnson për Brexit, duke e bërë atë të kërkojë një shtyrje të tretë për daljen e vendit nga BE-ja, raporton KP.
Deri më tani, Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 31 tetor. Në mbledhjen e rrallë javore të ambasadorëve të 27 vendeve anëtare, u vendos që marrëveshja me Johnson të dërgohet në Parlamentin Evropian për miratim. Parlamenti Evropian do të takohet në Strasburg javën e ardhshme.
“Ne jemi duke pritur të shohim se si po shkojnë gjërat deri në fund të javës, duke shpresuar se deri atëherë do të shohim se si po shkojnë gjërat në Londër”, tha një diplomat i lartë evropian. Një diplomat tjetër tha se takimi ishte i shkurtër, pa pyetje dhe diskutim. “Po presim”, shtoi ai. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha dje se kishte marrë një kërkesë për shtyrje dhe do të këshillohej me kryeqytetet evropiane se si t’i përgjigjej kësaj. Drejtuesit e BE-së nuk duan largimin e çrregullt të Britanisë nga BE-ja dhe nuk kanë gjasa ta refuzojnë kërkesën, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor