Lajme
BE shpall ‘strategjinë e magazinimit’ për t’u përgatitur për luftë
Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën planin e tij të parë ndonjëherë për të krijuar rezerva të mallrave jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet, në rast krizash, mes frikës së një lufte të mundshme me Rusinë.
Strategjia e re e magazinimit nga Brukseli vjen në një kohë kur NATO paralajmëron se Rusia, e cila aktualisht po lufton kundër fqinjit të BE-së, Ukrainës, mund të jetë gati të sulmojë aleancën brenda pesë viteve të ardhshme.
Blloku me 27 vende ka nisur një fushatë të gjerë gatishmërie për të forcuar mbrojtjen dhe për t’u siguruar që do të jetë në gjendje të mbrohet deri në vitin 2030.
“Qëllimi është shumë i thjeshtë: të sigurohemi që furnizimet jetike që mbajnë gjallë shoqëritë tona, veçanërisht ato që shpëtojnë jetë, të jenë gjithmonë të disponueshme,” deklaroi Komisionerja e Menaxhimit të Krizave në BE, Hadja Lahbib.
“Sa më shumë të përgatitemi, aq më pak do të panikojmë.”
Plani synon të garantojë vazhdimësinë e mallrave kyçe gjatë krizave të ndryshme si ndërprerjet e mëdha të energjisë, fatkeqësitë natyrore, konfliktet apo pandemitë, transmeton albinfo.ch.
Ai përfshin krijimin e një rrjeti mes vendeve për të koordinuar më mirë rezervat, identifikimin e boshllëqeve dhe forcimin e magazinave në nivel BE-je.
Sipas Lahbib, niveli i gatishmërisë ndaj krizave ndryshon shumë nga një vend i BE-së te tjetri. Për shembull, Finlanda, që ndan një kufi të gjatë me Rusinë, ka vite që përgatitet për çdo konflikt të mundshëm. Ndërkohë vende si Spanja i japin përparësi gatishmërisë ndaj zjarreve.
“Sigurisht, nëse ke një kufi 1000 kilometra me Rusinë, do të ndihesh i kërcënuar nga lufta. Por është normale që në Spanjë të ndihen më të rrezikuar nga zjarret,” tha ajo.
Pavarësisht shkakut të krizës, luftë apo fatkeqësi natyrore, ndikimi te qytetarët, si ndërprerja e energjisë, është i njëjtë.
“Prandaj duhet të magazinojmë rezerva në të gjithë Bashkimin Evropian,” shtoi Lahbib.
Në mars, BE u bëri thirrje familjeve që të kenë gjithmonë gati një kit mbijetese për tre ditë, që përfshin ujë, ushqime dhe pishtarë, për raste emergjencash.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











