Lajme
BE: Rikthehen preferencat tregtare për Kosovën
Bashkimi Evropian ka vendosur t’i rikthejë preferencat tregtare për Kosovën kah fundi i këtij viti, ose fillimi i janarit
Eksportuesit presin me padurim kthimin e preferencave, në mënyrë që të plasojnë me lehtësi produktet e tyre në vendet e BE-së.
Ndërprerja e preferencave tregtare nga Bashkimi Evropian, u ka shkaktuar shumë vështirësi kompanive kosovare gjatë këtij viti.
Përderisa disa kompani kanë eksportuar në masë më të vogël, disa të tjera nuk kanë eksportuar fare.
Veraria ‘Stone Castle’ nga Rahoveci ka vazhduar eksportin, por në masë më të vogël krahasuar me vitin paraprak. Drejtori i kësaj kompanie, Shani Mullaabazi shfaq shpresën se pagesa e taksave doganore do t’iu kthehet në mënyrë retroaktive, raproton RTK.
Si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare, kompania e lëngjeve “Laberion” sivjet ka humbur shumë tregje të vendeve të BE-së, thotë pronari i kësaj kompanie, Bashkim Osmani.
Bashkimi Evropian ka vendosur t’i kthejë preferencat tregtare për eksportuesit kosovarë dhe se kompanitë të eksportojnë me këto lehtësira prej janarit të vitit të ardhshëm.
“Këshilli i Ministrave të BE-së ka marrë vendim për rikthimin e preferencave tregtare ndaj Kosovës, kurse tani pritet edhe një votim formal i Parlamentit Evropian”, ka deklaruar për Radio Kosovën këshilltarja për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi.
“Nuk është dhënë ndonjë datë specifike, por gjithsesi do të vendoset para vitit të ri. Vendimi është marrë me efekt retroaktiv dhe prej datës 1 janar çdo kompani kosovare, e cila ka eksportuar në vendet e BE-së, do t’i kthehet pjesa e tatimeve dhe doganave që kanë paguar në këto vende”, ka thënë Istrefi.
Parlamenti Evropian pas miratimit të vendimit do të bëjë të qarta edhe procedurat që duhet të ndjekin kompanitë kosovare për rikthimin e mjeteve të paguara për doganë, sqaron Istrefi.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










