Zhvillim
BE provon tregun e përbashkët me roaming më të lirë në Ballkan
Komisari evropian shprehu shpresën se udhëheqësit do të tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik për të arritur një treg funksional rajonal vitin e ardhshëm
Komisari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, pret një marrëveshje politike mes kryeministrave të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë në formimin e një tregu ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor në takimin që do të realizohet në qytetin italian të Triestes, më 12 korrik, raportojnë mediat e Shkupit.
Duke folur me një grup gazetarësh në Bruksel, Han tha se qëllimi i kësaj zone të propozuar rishtas ekonomike rajonale është për të lejuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, por edhe të ketë njohjen e ndërsjellë të certifikatave. Gjithashtu në Trieste do të organizojmë “një treg më të integruar dixhital, për shembull, kur është fjala për uljen e tarifave të romingut”, thekson Hahn, përcjell albinfo.ch.
Komisari evropian shprehu shpresën se udhëheqësit do të tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik për të arritur një treg funksional rajonal vitin e ardhshëm. Kjo ide u vu për herë të parë në tryezë në një takim të liderëve të gjashtë vendeve në mars në Sarajevë. Ajo u prit me një reagim nga Mali i Zi dhe Kosova, të cilët kanë frikë se tregu i Ballkanit Perëndimor do të zvogëlojë shanset e vendeve që një ditë t’i bashkohen tregut të vetëm të BE-së.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











