Lajme
BE nis një Sistem të ri Informativ të Vizave (VIS)
Sistemi VIS, sipas BE-së, është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër në shtetet e Shengenit. Ky sistem fillon nga dita e nesërme
Nga dita e nesërme ( e enjte) të gjithë qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të marrin vizat Shengen, duhet t’i nënshtrohen një procedure të re të quajtur “Sistemi Informativ i Vizave (VIS). Kjo procedurë i digjitalizon të dhënat me qëllim që shtetet e Zonës të kenë një pasqyrë më detaje mbi ata që marrin vizat.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi, fillon aplikimi për viza afatshkurtra VIS.
Sistemi VIS, sipas BE-së, është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve që janë anëtare të plota të Shengenit acquis.
“Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën tashmë ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundoj deri në 2015. Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë
Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale (të ashtuquajturit identifikues të biometrisë) nga aplikuesit për viza. Kjo, siç thuhet, as nuk do ta zgjasë procesin, e as nuk do të paraqesë më shumë kërkesa.
“Qytetarët do të përfitojnë nga VIS-i përmes një riorganizimi të aplikacionit për viza dhe procedurave të kontrollit kufitar. Kjo do të mundësoj mënyra më të lehta për vendosur përdorim ligjor nga ana e aplikuesit të vizave të mëhershme dhe statusin bona fide (kur aplikohet për viza me shumë hyrje)”, thuhet në njoftim.
Të dhënat, ndërkaq do të ruhen në sistem, ashtu që të mund të konsultohen nga të gjitha autoritetet e shteteve Shengen që lëshojnë viza ose të mund të rikontrollohen nga autoritetet kufitare në hyrje të poseduesit të vizës në zonën e Shengenit.
Duke komentuar për këtë risi, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, tha se sistemi Informativ i Vizave është një element kyç i politikës së përbashkët të BE-së për viza, që bashkë me politikat e tjera i mundëson BE-së krijimin e një zone të përbashkët të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.
“Kjo përbën lëvizjen e lirë të personave brenda zonës Shengen. Implementimi i VIS nuk është specifik për Kosovën, e cila duhet të plotësoj një sërë kërkesa të caktuara para se Komisioni të mund të përfundoj dialogun për liberalizimin e vizave me qeverinë e Kosovës. Raporti i fundit i Komisionit Evropian në korrik 2014 ka vlerësuar progresin që Kosova ka bërë në implementimin e kushteve të vëna nga udhërrëfyesi për viza”, tha ai.
VIS është i lidhur me sistemet kombëtare të vizave të të gjitha shteteve Shengen nëpërmjet ndërfaqeve kombëtare, për t’u mundësuar autoriteteve kompetente të shteteve Shengen përpunimin e të dhënave të aplikacioneve për viza, të vizave të lëshuara, të refuzuara, të anuluara, të revokuara ose të zgjatura.
Çfarë do të nënkuptonte paraqitja e VIS konkretisht për një qytetar kosovar?
“Kur qytetarët e Kosovës dëshirojnë të udhëtojnë në një prej shteteve Shengen ose shteteve anëtare të BE-së, ai ose ajo duhet: Të paraqitet personalisht në ambasadë me të njëjtat dokumente sikurse më parë (ftesën, letër garancionin, dokumentin identifikues …) Të japë gjurmët e gishtërinjve; Të fotografohet”, thuhet në njoftimin BE-së.
Fotografia, siç thuhet, mund të bëhet në mënyrë digjitale në momentin e aplikimit ose të skanohet ndonjë fotografi ekzistuese.
“Aplikuesve të vizave u duhet vetëm të vijnë në konsullatë për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve çdo pesë vjet. Gjatë periudhës 5 vjeçare, gjurmët e gishtërinjve do të kopjohen nga aplikacionet e para të vizave në mënyrë që udhëtarët që udhëtojnë shpesh të mund të kompletojnë procedurën vetëm njëherë gjatë kësaj periudhe”, thuhet me tej në njoftimin e BE-së.
Të dhënat biometrike të aplikuesve për viza mund të mblidhen nga konsullatat e shteteve Shengen dhe ofruesit e jashtëm të shërbimeve, por jo nga ndërmjetësuesit komercialë (si agjencitë e udhëtimit).
Sipas të njëjtit njoftim, kur arrijnë në kufirin e jashtëm të zonës Shengen, poseduesit e vizave duhet të japin gjurmët e gishtërinjve për krahasim me ato që janë regjistruar në VIS nëse kjo kërkohet nga autoritetet e kontrollit kufitar të shteteve Shengen.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











