Zhvillim
BE ndan 1 miliardë € për Ballkanin dhe Turqinë
Për të mbështetur reformat dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, BE ka ndarë një pako në vlerë 1 miliardë €

Komisioni Evropian ka miratuar sot në Bruksel programet e pakos së asistencës për shtetet e para anëtarësimit më BE për vitin 2015, në vlerë 1 miliard euro. Në këtë pako, që parashikohet mbështetja e reformave dhe bashkëpunimi rajonal, bëjnë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
“Kjo pako shpreh angazhimin e fuqishëm për perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai është një investim afatgjatë në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vetë BE-së dhe do të mbështesë procesin e reformimit ekonomik dhe politik të vendeve në rrugën e tyre drejt pranimit në BE”, tha Johannes Hahn, Komisioneri për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim.
Financimi vjen nga Instrumenti i Asistencës para Pranimit (IPA II), dhe do të jetë në dispozicion për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Ai do të mbështesë reformat e mëtutjeshme demokratike dhe publike si dhe bashkëpunimin rajonal.
Kjo pako, siç thuhet në njoftimin e BE-së, përfshin një program 155 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës rajonale në sektorin e energjisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor: katër ndërlidhje energjetike, dy projekte rrugore dhe dy projekte hekurudhore, ku të gjitha prej tyre do të sjellin më afër njëra tjetrës ekonomitë dhe shoqëritë.
Kontributi i BE-së, po ashtu, pritet të stimulojë edhe kredi nga institucionet financiare partnere deri në shumë të përgjithshme prej 540 milion €.
“Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor si dhe në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit. Komisioni e ka agjendën e lidhjes si një prej prioriteteve më të larta në këtë rajon, me mbështetje të plotë të qeverive të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në njoftim.
Një theks i veçantë, sipas komunikatës që ka lëshuar zyra e BE-së në Kosovë, i është vënë përgatitjes dhe financimit të projekteve konkrete në investimin e infrastrukturës rajonale…
Ndryshe, nga kjo pako, Shqipëria ka marrë 89,9 milionë €, Bosnja dhe Hercegovina 37,2 milionë,
Maqedonia 24,1 milionë euro, Kosova 78 milionë euro, Mali i Zi 15,3 milionë euro. Të gjitha këto mjetet janë ndarë për disa projekte, përfshirë demokratizimin dhe qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, arsimin, zhvillimin e bujqësisë dhe transportin. Më së shumti nga pako 1 miliardëshe ka marrë Serbia, 196,6 milionë euro dhe Turqia 255 milionë euro. Ndërkaq pjesa tjetër e pakos, shkon për projekte të përbashkëta rajonale.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti