Lajme
BE-ja miraton dozën përforcuese anti-COVID nga kompania franceze Sanofi
Kompania franceze Sanofi njoftoi se ka marrë miratimin e Bashkimit Evropian për dozën e saj përforcuese të vaksinës kundër Covid-it, e cila pas një zhvillimi të gjatë është bërë bashkë me partnerin britanik GSK.
Vaksina Vid Previtin Beta mund t’u jepet njerëzve që kanë pasur tashmë një vaksinim parësor me vaksina të tjera të miratuara, deklaroi prodhuesi francez i barnave dhe Agjencia Evropiane e Barnave në deklarata të veçanta, raportoi Reuters.
Dërgesat janë gati për shpërndarje në vendet evropiane sipas marrëveshjeve të blerjes paraprake, sipas një deklarate nga Sanofi, e cila më parë tha se Bashkimi Evropian dhe Britania kishin porositur 75 milionë doza të vaksinës.
Vaksina bazohet në proteinat virale laboratorike, të ofruara nga Sanofi, dhe një adjuvant nga GSK, i cili rrit përgjigjen imune.
Përforcuesi i Sanofi thuhet se përmban proteinat sipërfaqësore të variantit të koronavirusit Beta, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në mesin e vitit 2020, për t’u zëvendësuar më 2021 nga Delta dhe më vonë nga Omikron.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












