Lajme
BE-ja kërkon respektim marrëveshjesh me kompanitë e vaksinave anti-Covid
Bashkimi Evropian do t’i detyrojë kompanitë farmaceutike që të respektojnë marrëveshjet që i kanë nënshkruar për furnizim me vaksina anti-COVID, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Pfizer Inc. javën e kaluar ka thënë se përkohësisht po ngadalëson furnizimin me vaksina për Evropën për të bërë ndryshime në prodhim, që do të rriste kapacitetet prodhuese. Të premten, edhe AstraZeneca ka thënë se dërgesat fillestare në Evropë do të jenë më të ulëta, shkaku i një problemi në prodhim, shkruan Reuters, përcjell Albinfo.ch.
“Ne planifikojmë të shtyjmë kompanitë farmaceutike që t’i respektojnë kontratat që i kanë nënshkruar…duke përdorur mjetet ligjore që kemi në dispozicion”, ka thënë Michel për radion “Europe 1”.
Ai nuk ka përmendur sanksione të mundshme, por ka thënë se BE-ja do të insistojnë në transparencë për arsyet e vonesave.
Ai ka thënë se pas paralajmërimit të Pfizerit për vonesa për disa javë, BE-ja ka arritur të reduktojë këto vonesa duke marrë qëndrim të fortë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













