Lajme
BE, me strategji kundër kancerit, skanim 90 për qind të popullsisë brenda vitit 2025
Në dy vjetët e fundit, pandemia e COVID-19 ka fituar epërsi ndaj luftës kundër kancerit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka prezantuar një nismë të re për të përforcuar parandalimin, zbulimin dhe diagnostikimin e sëmundjes.
Rekomandimi për shtetet anëtare është të rrisin numrin e skanimeve, të mbulojnë kategoritë e cenuara dhe të dallojnë llojet e kancerit.
Situata është alarmante. Në 2020-n, më shumë se gjysma e vdekjeve në BE u shkaktuan nga kanceri.
Nisma synon të arrijë objektivin për të ofruar skanimin për 90% të popullsisë së BE-së për kancerin e gjirit, dhe të disa të tjerave brenda 2025-ës.
Komisionerja e BE-së për Shëndetësinë deklaron se Unioni është gati të shpenzojë 100 milionë euro për të financuar fushatën.
“Së fundmi, ajo që po përpiqemi të bëjmë është të ndryshojmë realitetin e kancerit në BE. Dhe programet e skanimit janë thelbësore, sepse diagnostikimi i hershëm shpëton jetën. Të gjithë po punojmë për këtë. Janë rekomandime të mbledhura në bazë të provave të fundit shkencore”, u shpreh Sinkron Stella Kyriakides, komisionere e BE-së për Shëndetësinë.
Për kategoritë e pacientëve, planet më të avancuara të skanimit dhe zbulimit janë të vonuara, sikurse ka edhe hendeqe mes vendeve anëtare.
“Kjo është një arritje e rëndësishme, pasi vetëm për kancerin e gjirit është pritur për një kohë të gjatë dhe ka pasur shumë barriera. Të gjitha vendet janë të vonuara”, u shpreh Francesco De Lorenzo, president i Koalicionit Evropian për Pacientët me Kancer.
Krahas kësaj, plani i Komisionit synon të zgjasë skanimin edhe për lloje të tjera kanceri, si ai në prostatë, mushkëri, apo ai gastrik./Euronews
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













