Lajme
BE: Mbrojtja kundër dronëve rusë, prioritet kryesor
Komisioni Evropian shpreson që shtetet anëtare të Bashkimit Europian të arrijnë përparim të dukshëm në fushën e mbrojtjes ndaj dronëve të origjinës ruse.
Sipas informacioneve të marra, planet e armatimit në Bruksel kërkojnë që liderët e BE-së të miratojnë këtë vit një iniciativë të veçantë, e fokusuar kryesisht në mbrojtjen ndaj këtyre dronëve.
Faza e parë e prokurimit të sistemeve të përbashkëta të mbikëqyrjes dhe teknologjive mbrojtëse pritet të nisë së shpejti, me pjesë të funksionale që do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit 2026, dhe me sistemin plotësisht funksional brenda vitit 2027.
Udhërrëfyesi i propozuar, i cili do të prezantohet nga Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe Komisioneri për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, thekson se shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve anëtare kanë nxjerrë në pah nevojën urgjente për një kapacitet evropian mbrojtës kundër dronëve, që të jetë fleksibël, i përgjegjshëm dhe modern.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












