Kosova
BE-Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për 64 milionë euro
BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar sot në Prishtinë zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian.
Pasi që marrëveshja të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro, njoftoi Kryeministria të premten.
“Ne do të përdorim financimin e IPA III për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë. Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE”, tha Szunyog.
Kosova filloi të përfitojë nga financimi IPA në vitin 2007. Që atëherë, dhe deri në fund të vitit 2022, gjithsej 1.21 miliardë euro i janë ndarë Kosovës përmes IPA I dhe IPA II.
Bislimi tha se fondet e paraanëtarësimin në BE ofrojnë shtysë për progresin e Kosovës në reformat e lidhura me BE-në.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













