Lajme
BE: Kosova të angazhohet në bisedimet me Serbinë
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisionari për zgjerim, Olivér Várhelyi, thanë të hënën se presin formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe përfshirjen e saj në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një deklaratë të përbashkët, të dy zyrtarët e lartë të BE-së thanë se presin me padurim “formimin e përbërjes së re të Parlamentit e qeverisë së re si dhe zgjedhjen e një presidenti të ri të Kosovës”.
Ata thanë se Bashkimi Evropian pret që institucionet e reja ta shfrytëzojnë mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë dhe Bashkimi Evropian pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim të vazhdimit të takimeve në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë që është para tyre për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratë.
Në njoftim po ashtu thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e përparimit të prekshëm në rrugën e saj evropiane. “Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reforma sipas marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave, si dhe në bashkëpunimin rajonal”.
Kosova mbajti të dielën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat lëvizja Vetëvendosje doli fituese. Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, tha se bisedimet me Serbinë nuk janë përparësi.
“Prioriteti ynë është drejtësia dhe punësimi”, tha ai të dielën mbrëma./VoA
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









