Lajme
BE ka vaksinuar 2/3 e popullsisë

Për një vit që nga fillimi i procesit të imunizimit masiv kundër COVID-19 në vendet e Bashkimit Evropian (BE), 67,8 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.
Vaksinimi masiv në vendet e BE-së filloi më 27 dhjetor 2020 dhe deri më tani janë administruar 710 milionë doza vaksinash.
Të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se rreth 303 milionë persona janë vaksinuar plotësisht brenda BE-së, një popullsi prej rreth 450 milionë banorësh.
Termi i vaksinuar plotësisht përdoret për ata që kanë marrë dy doza të vaksinave të miratuara nga BE: BioNTech-Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca, dhe një dozë të Johnson&Johnson.
327 milionë persona kanë kryer vetëm dozën e parë të vaksinës, që është rreth 72,2 për qind e popullsisë.
Të paktën 104 milionë persona që jetojnë brenda BE-së, ose rreth 23 për qind e popullsisë kanë bërë dozën përforcuese.
Vendi anëtar i BE-së me më shumë persona të vaksinuar është Danimarka. Në Danimarkë, 83 për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar, e ndjekur nga Portugalia me 82,2, Malta me 82, Irlanda me 77, Belgjika me 76,1 dhe Spanja me 74,9.
Ndër vendet me më pak të vaksinuar janë Bullgaria (27,1 për qind), Rumania (40,1), Sllovakia (47,4) dhe Kroacia (51,7).
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri