Zhvillim
BE jep 2.8 milionë për Apolloninë
Mes siteve arkeologjike që ka përzgjedhur për restaurim, BE ka vendosur që me një fond prej 2.8 milionë eurosh të restaurojë edhe qytetin antik të Apollonisë

Qyteti antik i Apollonisë do të jetë tani në qendër të kujdesit të Bashkimit Europian. Mes siteve arkeologjike që ka përzgjedhur për restaurim, BE ka vendosur që me një fond prej 2.8 milionë eurosh të restaurojë edhe qytetin antik të Apollonisë.
Gjatë mbledhjes së Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të mbajtur në Novi Sad të Serbisë, u përzgjodhën tre site arkeologjike në Ballkanin Perëndimor për financim nga BE. Këto site janë pikërisht Apollonia, Manastiri Françeskan në Serbi dhe Kështjella e Banja Llukës në Bosnje Hercegovinë.
Gjashtë projekte janë në vazhdim, ndërkohë që 25 projekte gjithsej do të përfitojnë nga ky fond i BE-së për rehabilitimin e monumenteve që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje, shkruajnë mediet nga Tirana.
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon dhe është themeluar në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë, që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz